Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish për procesin zgjedhor të 11 majit dhe rëndësinë që ka vota për Partinë Socialiste e cila sipas tij garanton procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Në një reagim në Facebook, Rama liston disa argumente se pse një prind demokrat duhet t’i besojë votën Partisë Socialiste.

Postimi i Ramës:

NJË PRIND DEMOKRAT NË 11 MAJ MUND:

– Ta hedhë votën në kënetë! Kot. Gjynah.

-Ta hedhë votën në ndonjë nga ato moçalet e reja plot me kushërinj të kënetës! Kot. Gjynah.

– Të mos e hedhë askund! Gjynah edhe kjo, po gjysma e të keqes.

OSE pastaj mund të bëjë gjënë e duhur, për vete dhe Shqipërinë:

Të mbyllë sytë, e ta hedhë në kutinë 5, ku jam unë dhe PS

E di që s’është ndonjë kënaqësi e madhe për një demokrat. Por ama është një kontribut dhe përfitim i madh, sepse:

1) Nuk e çon votën kot, po e jep për të fuqizuar Shqipërinë në negociatat me Bashkimin Europian.

2) Nuk e bën votën për gjynah, po u jep fëmijëve të vet pashaportën europiane të Shqipërisë 2030 në BE