
Ishte kënaqësi të prisja në takimin e parë zyrtar Ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë, z. Marco Alberti. E njoha ambasadorin me investimet e nisura, të cilat synojnë rikthimin e Shkodrës si kryeqendër rajonale, si dhe me projektet për të ardhmen.
Nga ana e tij, ambasadori garantoi nxitjen e investitorëve italianë për t’u përqendruar në rajonin e Shkodrës, veçanërisht në zhvillimin e sektorit të turizmit.
Gjatë takimit diskutuam gjithashtu për hapjen e godinës së Konsullatës Italiane në Shkodër, e cila do të shërbejë si një qendër kulturore dhe historike e marrëdhënies mes Italisë dhe qytetit tonë.