Dje, Sali Berisha u rikthye në Shkodër, një qytet që e ka përdorur politikisht për më shumë se 30 vite, por që kurrë nuk e ka shërbyer. Ai u shfaq si gjithmonë, me të njëjtat fjalë boshe, të njëjtën propagandë të vjetër dhe të njëjtën përpjekje për të mbajtur veten në lojë, duke shfrytëzuar ndjenjat e qytetarëve.

Vetëm Sali Berisha nuk mund të flasë për Shkodrën! Ai nuk mund të flasë për një qytet të cilin e ka lënë pas dore, e ka përdorur si bastion politik, por nuk ka bërë asgjë për ta zhvilluar.

Sali Berisha është njeriu i krizave dhe i shkatërrimit. Njeriu i ’97-ës, i Gërdecit, i 21 Janarit. Njeriu që i dha Shqipërisë vetëm tragjedi, korrupsion dhe varfëri. Ai është sot një figurë politike e rrënuar, i braktisur nga shumica e shqiptarëve, dhe pa të ardhme, përveçse përpjekjes së dëshpëruar për të mbijetuar politikisht.
Shkodra nuk ka nevojë për politikanë të konsumuar që vijnë vetëm për t’i përdorur qytetarët si mjet për mbijetesë. Ajo ka nevojë për punë, për zhvillim, për një politikë që e respekton dhe investon në të.

Koha e Berishës ka përfunduar! Shkodra nuk është më e verbër, nuk është më naive dhe nuk pranon më fjalime të vjetra nga një njeri që ka dëshmuar se di vetëm të shkatërrojë dhe të përçajë.

E ardhmja e Shkodrës nuk është më në duart e atyre që e kanë tradhtuar për 30 vite!

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0W8Tw2ptSnq8xagnSetcvWkX4sut7JApgvWHPRMvMQVShbpQXXKWA5NrqzGLM1sZvl&id=100094763778991