Kontrolle intensive në Pikat Kufitare për Parandalimin e Krimeve Ndërkufitare!
Policia Kufitare ka zhvilluar një operacion të suksesshëm në Muriqan, duke kapur dhe arrestuar shtetasin maqedonas N. A., 51 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi. Ky person ishte i akuzuar për grabitje dhe kishte një urdhër-arrest nga Gjykata e Shkupit.
Përmes masave të shtuara dhe bashkëpunimit me Interpol Tirana, Policia Kufitare ka mundësuar arrestimin e tij dhe tani po punohet për ekstradimin në Maqedoninë e Veriut.
Veprime të tilla tregojnë angazhimin e Policisë Kufitare për parandalimin dhe goditjen e krimeve