
Deputetja Edona Bilali, ka zgjedhur gjyshat dhe gjyshet e shtëpisë së moshuarve në Shkodër për të shtruar iftarin e parë në muajin e madhërueshëm të Ramazanit. Ajo ka përshëndetur të moshuarit në këtë muaj të shenjtë duke falenderuar dhe përcjellë urimet jo vetëm për ta, por edhe për stafin e shtëpisë së të moshuarve që rrinë përherë pranë tyre.
Të moshuarit kanë falenderuar deputeten jo vetëm për këtë iniciativë, por për prezencën e vazhdueshme dhe përkujdesjen që ka treguar për ta gjatë gjithë kohës jo vetëm në angazhimin e saj si deputete, por si bijë e Shkodrës.