Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar listën e koalicionit opozitar, duke i cilësuar ata një tufë qorrash e shurdhësh të cilët nuk flasin por vetëm recitojnë. Sipas tij, kjo listë është bërë për të qenë në opozitë.

“Në një kuptim po të shikosh listën e kënetës, është listë për në opozitë, është bërë me një tufë qorrash, shurdhësh, kuak kuak në opozitë, as shohin as dëgjojnë dhe as recitojnë. Është bërë gati për të qenë në opzotë, për të dalë në 12 maj e për të thënë na i morën zgjedhjet, na i vodhën”, tha Rama.

Në takimin me mbështetësit e PS në Fier, Rama mori shembull rastin e kreut të PD Kavajë i cili nuk u fut në listë megjithëse doli i pari në listën e Primareve për qarkun e Tiranës, të zhvilluar më 1 mars.