Një aksident fatal ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Velipojë në Bërdicë. Mësohet se një person që po lëvizte me motor është përplasur me një automjet dhe ka humbur jetë. Viktima është identifikuar si 25-vjeçari, Xhevahir Maksuti.

Sipas informacioneve, makina ka qenë duke dalë nga një gomisteri në momentin që është përplasur me motorin.