
Deputetja Edona Bilali në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar ka folur për Shkodrën dhe vijimin e vemendjes nga qeveria shqiptare.
“Mandati i 4- tert i Partise Socialiste duhet të vazhdojë rrugën e saj edhe në Shkodër për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm që ka nisur. Si deputete, kam punuar për të sjellë investime, për të mbështetur sipërmarrësit dhe për të nxitur inovacionin . Ky progres nuk mund të ndalet tani. Vetëm me vazhdimësinë e projekteve dhe angazhimin e palëkundur mund ta bëjmë Shkodrën një qytet modern dhe plot mundësi për të gjithë.”