
E urrej gjuhen e urrejtjes dhe klimen e zymte te fushatave zgjedhore, ku themelet nuk jan tek risite dhe permiresimi por ne fyemjen e kundershtareve politik. Problemi asht se kjo gjuhe dhe kjo ndjesi po zmadhohet rrezikshem nder shqiptar qe bahen copash mes vedit, tuj prishe miqesi dhe njerezi per parti. Kjo gjuhe e ban vendin tone ma gri, e ban ma te veshtire me u jetue pertej partive politike.
Ideja politike duhet me u diskutue mes njani tjetrit duke e respektue mendimin e cdo kujt. Shume nga ju me kane pyet se pse zgjodha Partine Socialiste. Sepse atje ku jetoj dhe punoj nder male, jeta jeme ka kene e fokusueme ne pune tuj mundue me sakrifica me ba ma te miren. Kane kalue shume miq vizitor, kane kalue dhe shume gazetare te huej dhe kjo fale punes krijuese ne komunikim ne rrjete sociale dhe miqve brenda sektorit.
Ajo qe mka ba pershtypje asht se ne kto vite tek une nuk kaloj asnje aktivist apo lider i forcave te alternative politike per tme pyet Marjane si i ke hallet, cka mendon se duhet permiresu, a po na bashkohesh? I vetmi person qe me ka nxite dhe inkurajue ka kene Benet Beci. Ai me tha se pse nuk e tenton Marjane, thueja Rames masi ta njeh rrugtimin, merre kurajon e hyni ksaj rruge sepse ti je nje vajze qe frymezon ne komunitetin tand dhe jo vetem, e se bashk mund t’bajm gjana t’mdhaja per Shkoder locen. Dhe mbas diskutimit me Benetin kam mendue me vedi se si asht e mundun qe kyt gja qe ma tha ai, nuk kaloi tma ofronte asnje alternative tjeter politike? Kjo per mue kallxon se sa asht vemendja te rinia e te ndryshimi…
Ndoshta e kam gabim por ndjej nje fare xhelozie per rinine qe ja ka dale vetem, me kriju hapsina e me frymezue te tjere. Sikur nje lider duhet me pase me vete veç turma dhe jo dikan tjeter qe ja ka dale vet?!
Ju uroj nji jav plot frymzim
Me shume respekt, neomalsorja