Ish futbollisti i kombëtares shqiptare Hamdi Salihi është renditur i 28-ti në Europë ndër golshënuesat më të mirë për shekullin e 21-të.

Sipas gazetarit të News24, Senid Nikshiqi, ish sulmuesi i njohur shkodran, pjesë e disa ekipeve të njohura europiane dhe një prej lojtarëve më të mirë në historinë e kombëtares shqiptare numëron 217 gola duke u renditur kështu i 28-ti mes 50 golashënuesve më të mirë të Europës.

Salihi sa i përket shekullit të 21-të për golat e shënuar ka lënë pas emra të njohur në futbollin botëror si Dirk Kuyt, Di Natale, Mario Gomez, Robi Van Persie, Francesco Totti, Berbatov, Roy Makaay, Nistelrooy apo ylli botëror Del Piero. Një pjesë e tyre golat e shënuar i kanë edhe përgjatë shekullit të 20-të por për shekullin 21, pra nga viti 2000 dhe deri më tani Salihi ka kënë pas gjithë këto emra.

Hamdi Salihi e nisi karrierën e tij në vitet 2000 duke u bërë pjesë e Vllaznisë në sezonet 2002-2004 me 30 gola të shënuar. Pas një eksperience në Greqi u bë pjesë e Tiranës për dy sezone duke realizuar 42 gola. Në 2007 bëri hapin e madh në karrierën e tij duke kaluar tek Ried mnë Austri pët të vijuar më pas tek Rapidi i Vienës dhe disa ekipe të tjera.

Në 2015 u rikthye në Shqipëri duke qebë pjesë e Skenderbeut në vitet e lavdishme për dy sezone ku realizoi 42 gola. Në 2019 mbylli karrierën e tij në futbollin e luajtur duke numëruar 217 gola në total dhe duke u renditur i 28-ti në Europë. Sulmuesi shkodran nga 2006 deri në 2015 ishte një prej lojtarëve kryesor të kombëtares shqiptare me 50 ndeshje të luajtyra dhe 11 gola të shënuar ndërsa është një prej emrave kryesor që ndihmoi kombëtaren në kualifikimin historik në kampionatin europian në 2016-të edhe pse asokohe De Biazi nuk e grumbulloi duke e lënë jashtë europianit.

Salihi sëfundmi kontribuoi si zëvendës trajner i kombëtares dhe ëndrrën e tij në kampionatin europian e realizoi si pjesë e stafit të kombëtares në 2024. Nga futbollistët shqiptar Besart Ibrahimi renditet i 35-ti me 207 gola.

Të shënuar në këtë tabelë të UEFA por jo të klasifikuar në renditje, pas vendit të 48-të bëjnë pjesë edhe Viorensin Sinani me 179 gola dhe Daniel Xhafaj me 176 gola ndërsa në total duke përfshirë edhe golat në shekullin e mëparshëm, pra përpara viteve 2000 Sinani ka 213 gola ndërsa Xhafaj 207 gola në total. Këtë listë e kryeson Cristiano Ronaldo me 557 gola të shënuar, Levandovski me 402 gola të realizuar dhe i treti Ibrahimoviç me 393 gola të shënuar ndërsa më pas lista vijon me emra të tjerë të rëndësishëm të futbollit europian si golashënues.