
Hyrja e Shkodrës një hap thelbësor përpara drejt realizimit.
U miratua sot në mbledhjen e qeverisë vendimi “Rikualifikimi i hyrjes së qytetit të Shkodrës dhe bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës”.
Sipas vendimit, pronarët do të kompensohen përkatësisht 402 403 347 lekë, vlerë që do të përballohet nga buxheti i shtetit.
Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
Hyrja e Shkodrës, porta e transformimit të investimeve në qytet