Bashkia Shkodër është në hapat përfundimtarë të realizimit të Kartës së Studentit.

Bashkë me të rinjtë e Qendrës Rinore Atelier dhe stafin e bashkisë diskutuam mbi hapat që do të ndiqen për ta bërë të realizueshëm këtë shërbim për studentët e Universitetit të Shkodrës.

Përmes kësaj karte studentët do të kenë akses të gjerë në shërbime publike dhe private me kosto të reduktuar, duke përfshirë transportin publik, libraritë, shërbimet shëndetësore dhe ato të mirëqenies, aktivitetet kulturore dhe artistike, si dhe shumë fusha të tjera që u zvogëlojnë kostot dhe u lehtësojnë jetesën modeste prej studenti.