
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në rrugën e së Komanit, investim për të cilin tha se do i jap shumë hov zhvillimit të kësaj zone. Dhjetëra banorë të zonës pritën kreun e qeverisë, të cilit i thanë se është një investim që e kanë pritur me vite dhe vetëm tani po bëhet realitet.
“Kjo rruga që kishit merak do bëhet, do i japë shumë sigurie dhe shumë hov turizmit. Gjithë kjo bukuri e madhe ju e dini më mirë sa e vështirë është për të kaluar. Po do bëhet si të gjitha ato që kemi bërë që janë mirë e bukur”, tha Rama.
“Diçka që e kemi pritur për shumë vitesh, po bëhet realitet”, tha një banor.
“E di që e keni prit, por me radhe se dhe ne s’kemi mundësi me i bo të gjitha përnjëherë”, tha kryeministri.
Nga qyteti që është drejtuar prej 30 vitesh nga demokratët, kryeministri nuk kurseu thumbat ndaj tyre duke thënë se detyrat i kanë të ndara: Ata gënjejnë, ndërsa PS bën punën. Ishin vetë banorët që u shprehen se këtë investim ia ka pas premtuar edhe PD, por i gënjeu 100 herë.
“Ne kemi pritur edhe nga ata që ishin para jush. Na rrejtën 100 herë”, vijoi një banor.
“Ne i kemi ndarë këto punë, ata kanë detyrë me rrejt dhe ta hajë kush ta hajë. Ne kemi me punuar”, iu përgjigj kryeministri.
“Ne ca themi e bëjmë, problemi është se duhet durim se jo të gjitha mund të bëhen menjëherë dhe jo çdo gjë që ti mendon se do me e bo, bëhet kur do e me bo. Tani kësaj i erdhi radha dhe shpresoj ta bëjmë shkëlqyeshëm”, vijoi Rama.
Një tjetër inspektim, shefi i qeverisë e kreu në Fier, në rehabilitimin e 8 km të argjinaturës së majtë të lumit Seman investim mbron të paktën 5 mijë hektarë tokë bujqësore në njësinë admunistrive Topojë.
“Janë 250 milionë euro të mbështetura me garancinë sovrane që ne po e përgatisim, një instrument shumë i favorshëm dhe me interesa shumë të ulëta për të gjithë ata që duan të investojnë në bujqësi, në zhvillimin rural, në agroturizëm.
Rama kërkoi që qytetarët të informohen pranë bankave të nivelit të dytë hollësisht edhe për mënyrën më të re të financimit, për invesimet në Bujqësi, kredi me interesa të ulëta.
Inspektimet në Fier i përmbylli në parku Fotovoltaik “Blue 1”, në Fier, me kapacitet 50 Më është vënë në funksion të plotë që prej muajit maj të vitit të kaluar për diversifikimin e burimeve të rinovueshme. Deri më tani impianti ka injektuar në rrjet 77 mijë Mwh.