
Safet Bajri, emri i të cilit akuzohet se është i lidhur me shumë ngjarje kriminale, kryesisht në Shkodër është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje.
Bajri u shoqërua tre ditë pasi forcat speciale RENEA zbarkuan në banesën e tij për të kryer kontrolle.
Mësohet se ai është marrë nga shtëpia e tij në Dobraç pa bërë asnjë rezistencë.
Sipas avokatëve të Safet Bajrit ky i fundit ishte thirrur në orën 11:00 për të dhënë deklarime, por pas mbërritjes në policinë e Shkodrës, i është komunikuar se marrja në pyetje e tij do bëhet në Tiranë.
Mbrojtja nuk konfirmon tu jetë komunikuar ndonjë urdhër arresti, ndërsa pohon se për herë të dytë kërkohet marrja e ADN-së së këtij shtetasi. Bajri është nisur drejt Tiranës i shoqëruar me masa sigurie