Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive të mrekullueshme të dinastisë Marubi.

Çdo imazh i kapur nga këta mjeshtra të fotografisë na tregon një histori, një moment të veçantë të jetës dhe kulturës shqiptare që sot është një pasuri e çmuar për çdonjërin nga ne.

Proceset që i shërbejnë ruajtjes së saj si: konservimi, katalogimi, dixhitalizimi dhe regjistrimi pranë IKTK janë më të rëndësishmit.

Koleksioni i përhershëm vendas ishte ai që mori vëmendjen më të madhe të 23 mijë vizitorëve gjatë vitit të kaluar, i cili shënoi rekord historik për muzeun.

Koleksioni i Muzeut “Marubi” përmban mbi 500,000 negativë në xham dhe celuloid, duke e bërë një nga arkivat më të pasura të fotografisë në Europën Juglindore.

Në programin e këtij viti kalendarik, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” pritet të çelë një ekspozitë jashtë Shqipërisë, e cila parashikohet të mbahet në muajin shtator.