
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Shkodër, e cila ishte e para për këtë vit, miratuan një sërë vendimesh me rëndësi për qytetarët, duke përfshirë:
Fondin shtesë për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin dhjetor 2024 si dhe miratimin e kritereve për ndihmën ekonomike për familjet që nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit.
Shtesë në buxhetin 2025 dhe programin afatmesëm 2025-2027, sipas aktit normativ të Ministrisë së Financave.
Miratimi në parim i bashkëfinancimit për projektin e infrastrukturës në zonat informale (rikonstruksioni i rrugës Roza Lejn dhe degëzimeve).
Bashkëfinancimi për strehimin social, për ndërtimin e një kati shtesë në objektin “Banesa sociale me qira” (ish-konvikti i Shkollës Veterinare).
Ndryshim në emërtimin dhe përdorimin e një prone shtetërore, të transferuar në pronësi të Bashkisë Shkodër.
Miratimi i listës së përfituesve të subvencionit të qirasë për ata që nuk përballojnë tregun e lirë për vitin 2025.
Miratimi i planit vendor për mbrojtjen e biodiversitetit.
Vazhdojmë të punojmë për një Shkodër më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë!