Pas një pune voluminoze dhe të pandërprerë, është bërë e mundur riparimi i defektit, që la pa ujë të pijshëm një bllok pallatesh në Bulevardin “Zog I”.

Defekti u evidentua gjatë ndërhyrjes që po kryhet për kolektorin e ujërave të bardha, në rrjetin e ujësjellësit, tub gize me dimension 315. Tashmë është rikthyer furnizimi normal me ujë të pijshëm për banorët, të cilët i falenderojmë për mirëkuptimin.