I dënuar me 13 vite burg në Turqi, arrestohet në Muriqan 34-vjeçari turk
Azat Oncel, 34 vjeç, nga Turqia, është ndaluar nga policia kufitare në pikën kufitare të Muriqanit.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke për trafikim të lëndëve narkotike dhe është dënuar me 13 vite burg, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 10 vite e 20 ditë.
Arrestimi u bë pas masave të shtuara dhe bashkëpunimit me Interpol Tiranën.