Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi, nga ku dha edhe lajmin që së bashku me Italinë do të firmosin marrëveshjen për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë.

Kreu i qeverise u shpreh se Shqiperia ka ambicen për tu bërë e pavarur nga importi dhe se shumë shpejt do ti japë vendit tonë rolin e eksportueses ne BE.

Po ashtu, kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria synon që brenda mandatit të 4-të, prodhimi i energjisë diellore të shkojë në 30 %

“Për pak do të vendosim një tjetër gur kilometrik në rrugën tonë drejt pavarësisë energjetike. Së bashku me kryeministren e Italisë, me ftesë të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe finalizojmë marrëveshjen trilaterale për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë si dhe rritjen e prodhimit të energjisë diellore në Shqipëri.

Lidhja do të ketë një pronësi të trefishtë e do të mbështetet në investime domethënëse të përbashkëta në rritjen e kapaciteteve prodhuese të vendin tonë.

Kjo shkon edhe në funksion të ambicies për tu bërë të pavarur nga importi por na jep edhe një rol së shpejti si eksportues në BE.

Shqipëria sot vendi me kapacitetin më të lartë të vetëprodhuesve familjarë apo biznes nga energjia diellore në rajon. Energjia e prodhuar nga dielli ka kaluar nga 0 në 10 përqind të prodhimit të brendshëm. Plani është të arrijmë në 30 përqind brenda mandatit tonë të 4.

Ishim i vetmi vend në rajon që nuk e rritëm çmimin e energjisë gjatë krizës europiane 2022-2023 dhe që nga 1 shkurti do të bëhemi zyrtarisht i vetmi vend europian që ulim çmimin e energjisë me 10.5 përqind’, tha ai.