Sot pasdite do të bëhet prezantimi i kryetarit të ri të komanduar të Partisë Demokratike, Dega Shkodër, pas rreth 10 muajsh që kam paraqitur dorëheqjen time. Edhe pse nuk e di se kush do të jetë ai/ajo, dëshiroj t’i uroj suksese dhe t’i garantoj mbështetje në këtë detyrë të rëndësishme.
Gjatë periudhës që kam drejtuar Partinë Demokratike, Dega Shkodër, kemi kaluar nëpër sfida të mëdha, por gjithashtu kemi arritur të përjetojmë ditë më të mira. Edhe pas dorëheqjes, kam vazhduar të drejtoj degën me besnikëri, duke u angazhuar për forcimin e strukturave tona dhe përgatitjen për sfidat e ardhshme.
Dita e zgjedhjeve të 11 majit do të jetë një moment vendimtar për ne. Kam besim të plotë se Partia Demokratike do të dalë me fitore në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë. Suksesi ynë do të jetë rezultat i punës së palodhur dhe angazhimit të çdo anëtari të partisë.
Jam krenar për perpjekjet që kemi bërë së bashku dhe për angazhimin e palodhur të të gjithëve në mbështetje të vlerave tona. Kjo është një periudhë e re për Partinë Demokratike, Dega Shkodër, dhe jam i sigurt se do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen gjatë kësaj kohe.
Gjenarin Kapcari
Kapcari:Sot prezantohet kryetari i ri i PD Shkoder, faleminderit per mbeshtetjen gjate kesaj kohe!
Related Posts
Tedi Kopliku zgjidhet nga PD si koordinator për regjistrimin e votës së diasporës
Tedi Kopliku eshte zgjedhur si koordinator për regjistrimin e votës së diasporës nga Kryesia e Partisë Demokratike, Shkodër. Ne profilin e tij ne Facebook ai shkruan: Prej disa ditësh jam…
Shqiptarët tani po i blejnë makinat nga Koreja e Jugut, kalon e para për importet në 2024
Koreja e Jugut është bërë për herë të parë vendi nga janë importuar pjesa më e madhe e makinave që kanë hyrë dhe janë regjistruar në Shqipëri në vitin 2024.…