Motra e Gjergj Dardhës, autori i plagosjes së Ademir Freskut të ndodhur pak më parë në Shkodër, në një deklaratë për News24, ka dhënë detaje në lidhje me shkaqet e ngjarjes.
Tereza Fusha, ka hedhur poshtë pretendimet se vëllai i saj është i alkoolizuar, ndërsa ka treguar se ai e ka qëlluar Freskun me një thikë të vogël.
“Ka shkuar të hedhë mbeturinat, ai i ka thënë mos i hidh këtu sepse i merr era e mi sjell.
Gjergji është vëllai im, ai e ka qëlluar me një thikë të vogël.
Ka nënën të paralizuar. Gjergji nuk pi alkool”, u shpreh ajo.