Shndërrimi i plazhit në zyrën tuaj, tingëllon si ëndërr. Por, mund ta bëni këtë, duke jetuar si nomad dixhital në Europë.
Më shumë vende se kurrë, kanë filluar të ofrojnë viza për nomadët dixhitalë, prandaj puna në distancë buzë detit mund të bëhet realitet.
Europa ka një mori qytetesh bregdetare nga ku mund të zgjidhni.
Pra, nëse po kërkoni një vend plot diell ndërsa u përgjigjeni e-mail-eve, në vazhdim renditen destinacionet më të mira buzë detit të Europës, për nomadët dixhitalë.
Shijoni një ritëm më të ngadaltë jetese në Shkodër, Shqipëri
Midis Detit Adriatik dhe Alpeve, Shkodra është qyteti më i madh në Shqipërinë Veriperëndimore dhe një nga më të vjetrit në vend.
Ndërsa shumë njerëz zgjedhin të shkojnë drejt kryeqytetit Tiranë, ritmi i jetës në Shkodër është shumë më i qetë. Shumica e njerëzve lëvizin me biçikletë, në vend që të ngasin një makinë, pasi Shkodra ka një histori të gjatë të transportit me dy rrota.
Gjithashtu, ka më shumë mundësi të jeni në gjendje të përballoni marrjen me qira të një prone me pak më shumë hapësirë. Një apartament plotësisht i mobiluar me pamje të mirë, mund t’ju kushtojë deri në 200 euro jashtë qendrës së qytetit.
Shkodra është e pasur me vende të bukura natyrore dhe njihet si porta drejt Alpeve Shqiptare. Vendi ka 14 parqe kombëtare dhe 450 km vijë bregdetare, kështu që nuk do të jeni kurrë larg, si nga deti ashtu edhe nga malet.
Dhe, nëse doni të vizitoni më shumë se një shtet në aventurën tuaj si nomad dixhital, Shkodra është vetëm 30 minuta me makinë larg kufirit me Malin e Zi.