Zona të tëra të bashkisë Shkodër janë totalisht në errësirë dhe të bllokuara nga dëbora si shkak i mungesës totale të investimeve dhe mungesës së marrjes së përgjegjësive nga institucionet përgjegjës rilindase.

Kjo qeveri dhe ky pushtet vendor të cilët janë të interesuar vetëm për foto dhe video propagandistike të prodhuara me qëllim mashtrimin e qytetarëve, kanë lënë totalisht pas dore detyren kryesor të të qënurit në shërbim të komunitetit dhe taksapaguesve të Shkodrës.

Mungesa e investimeve dhe korrupsioni I lartë kanë bërë që fshatra të tërë ët Njësive Vendore në këto ditë me temperatura të ulta dhe me reshje dëbore të jenë në errësirë të plotë.

Investimet e premtuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike kanë mbetur në kuadër të propagandës qeverisëse, dhe asnjëherë të realizuara. Mungesa e investimeve kanë bërë që fshatrat e njësive administrative Rrethina, Gur I Zi, Shalë, Shosh, Pult, Velipojë dhe Dajç, të vuajnë mungesën e energjisë elektrike, ndërsa Bashkia Shkodër na servir pamje dhe foto të punonjësve të OSSHE në punë duke riparuar defektet, një fasadë e shëmtuar propaganduese ku fotot dhe realiteti nuk rakordojnë me njëri tjetrin.

Njësitë Administrative të Dukagjinit janë të bllokuara si shkak I shkarjes së dherave dhe dëborës ndërsa Mali I Shoshit për të cilin nuk raportohet është I pakalueshëm.

Nga ana tjetër këto njësi administrative të zonës së Dukagjinit vazhdojnë të jenë në errësirë të plotë, dhe pa shërbim mjeksor të domosdoshëm sidomos në raste izolimi nga dëbora ku banorët e kanë të pamundur lëvizjen në raste emergjencash shëndetësore.

I deleguari politik I Rilindjes, Benet Beci I cili asnjë ditë deri më sot nuk e ka ushtruar detyren e Kryebashkiakut të Shkodrës, e ka kthyer institucionin e Bashkisë Shkodër në zyrë propagande të selisë rozë, ndërsa shfrytëzon të gjitha resurset në shërbim të kësaj propagande, duke lënë pas dore banorët e Bashkisë së Shkodrës të cilët vuajnë pasojat e mungesës së vizionit dhe përgjegjësisë ndaj postit që mban.

Partia Demokratike I bën thirrje drejtuesve të institucioneve qëndrore dhe lokale të ngrihen në nivelin e detyrës dhe të vihen në shërbim të banorëve të Shkodrës dhe jo në shërbim të makinerisë propagandistike të Benet Becit dhe Rilindjes.

Eliona Shkreli
Anetare e Keshillit Bashkiak Shkoder, PD