Po ju dergojme informacionin per situaten ne territorin e Qarkut Shkoder.

• Nga *DRV Shkoder* informohemi se akset rrugore qe mbulon kjo drejtori jane te qarkullueshme. Ne te gjitha akset ne zonat malore ka prani te debores dhe ere te forte.
Kontraktoret jane ne gadishmeri me mjete dhe puntore per pastrimin dhe kriposjen e rrugeve.
Qarkullimi i automjeteve ne zonat malore duhet te kryhet me goma dimerore dhe zinxhire.

• Nga *bashkia Shkoder* , informohemi se vazhdojne ererat e forta.
Nj.A. Shale, Shosh, Pult, Velipoje dhe Gur i Zi kane probleme me furnizimin me Energji Elektrike.
Aksi rrugor Kire – Shosh eshte i bllokuar. Rruga per ne Theth eshte e kalueshme por me ngrica.

• Nga *bashkia Malësi e Madhe* , deri ne keto momente nuk raportohen probleme te EC.

• Nga *bashkia Vau Dejes* , informohemi se kemi mungese te furnizimit me energji elektrike ne Nj.A. Vau Dejes, Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak. Vazhdojne ererat me intensitet te larte. Dy njesite malore jane te izoluara nga debora.

• Nga *bashkia Puke* , informohemi se reshjet e bores kane pushuar, vijon kriposja e rrugeve. Probleme te tjera nuk raportohen deri ne keto momente.

• Nga *bashkia Fushe Arrez*, informohemi se kane vazhduar reshjet e debores gjate nates se mbremshme dhe erave e fuqishme. Rruga nacionale Fushe-Arrez-Qafe Mali eshte pothuajse e pa kaluesh pasi akoma nuk e ka pastruat asnje mjete borpastrues. Vazhdon te jete e bllokuar rruga Bardhet – Iballe dhe kemi probleme per sa i perket furnizimit me energji elektrike ne fshatrat e NjA Qafe-Mali dhe Iballe.

• Nga DrUK Lezhe informohemi se rrjeti kullimit, argjinaturat e diga Shtoder nuk kan probleme.
Nivelet e ujit jane nen kuotat e rrezikut.
Hodrovoret kan pas nderprerje energjie elektrike por pa shkaktuar probleme ne nivelet e ujit. Aktualisht jane ne funksion e ne gjendje gadishmerie.

Insitucioni i Prefektit po monitoron situaten per cdo problematike te mundshme.. Mbesim ne kontakt.