Autori, i maskuar dhe me motor si shpërndarës picash, pasi e ruajti sapo mbërriti në afërsi të banesës së tij, e priti deri sa bashkëshortja e tij zbriti nga makina.

Teksa po parkonte, 56-vjeçari u qëllua nga një distancë shumë e afërt, me armë të tipit pistoletë. 6 plumba u shkrepën, dy nga të cilët rezultuan fatal për 56-vjeçarin. Sa i përket motiveve të ngjarjes, policia nuk ka mundur zbulojë konflikte të hapura të viktimës, pasi 56-vjeçari njihej si person i qetë.

Pista e vetme dhe kryesore që po heton policia është ajo e konflikteve për pronat. Familja Nasufi është nga Tirana, që prej kohës së diktaturës jetojnë në zonën e Selitës së vogël, e përbërë nga 4 vëllezër, janë pronarë të disa bizneseve në rrugën “Irfan Tomini”. Familjarët kanë deklaruar se pronat janë ndarë që herët dhe s’ka pasur probleme mes vëllezërve. Viktima është babai i një djali 6-vjeçar.