80 mijë urgjenca mjeksore 4 mijë operacione, 800 kooronare, 1600 të sëmurë onkologjik janë përballuar përgjatë vitit të shkuar në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shifrat u bënë me dije nga drejtori i këtij institucioni, Senad Hallunaj.
Spitali i Shkodrës përgjatë 2024 mbuloi gjithë veriun për shkak të rikonstruksionit të spitalit në Lezhë.
Përmes autonomisë spitalore, ky institucion në Shkodër arriti të afrojë 11 mjekë specialist.
Tashmë, Spitali Rajonal po ndihmohet edhe nga Poliklinika e specialiteteve për të lehtësuar fluksin e krijuar në këtë fillim vit.