Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacion për situatën në këtë qytet, pas reshjeve intensive të shiut dhe dëborës teksa bëhet me dije se aksi rrugor Bogë – Theth – Bregu i Lumit është i kalueshëm, ndërsa aksi rrugor Kir – Shosh është i bllokuar për shkak të shembjeve të dheut dhe reshjeve të borës. Ndërkohë apelohet që në zonat malore, qarkullimi të kryhet vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë për të siguruar sigurinë e lëvizjes.

“Pas ndërhyrjes së punonjësve të OSHEE, është rikthyer furnizimi me energji elektrike në Njësitë Administrative Rrethina Gur i Zi, Ana e Malit dhe pjesërisht në Velipojë dhe Shalë. Grupet e OSHEE-së vazhdojnë punën në terren për rikthimin e energjisë në zonat ku ka ende probleme, të shkaktuara nga moti i keq, përfshirë reshjet e borës dhe stuhitë e erës”, njofton Bashkia.