Në një ndeshje me dy tablo, ka qenë Tirana që ka dominuar plotësisht pjesën e parë duke gjetur golin me Haxhiun dhe duke shpërdoruar raste të shumta për shënim për të mbyllur ndeshjen. Por në frsksionin e dytë të lojës, Vllaznia hyri me një qasje tjetër në fushë dhe krijoi menjëherë raste duke gjetur shpejt barazimin me Balajn.
Më pas, shkodranët u dukën më në kontroll të lojës, teksa Brdariç shtonte forcat sulmuese në fushë. Gjithsesi, u desh një tjetër veprim spektakolar i Balajt për të vulosur fatin e sfidës, teksa shënoi golin e 2-1 pak minuta para fundit. Tirana provoi të gjente barazimin, e ndalur nga Jukaj dhe traversa në shtesë, teksa e sheh veten pas humbjes së sotme në zonën e rënies nga kategoria.
VLLAZNIA 2-1 TIRANA