Sulmuesi shkodran kryesor dhe renditjen e golashënuesve në Superiore me 10 golat e tij.

Në përfundim të sfidës nuk munguan batutat ku tha se u motivua nga pak prej sfidës me Tiranën, Zabërgjës që e kishte parakaluar në renditjen e golashënuesve dhe Mensah si afrimi i fundit.

“Për mua e rëndësishme të kontribuoj për skuadrën. Sot arrita të shënoj dhe fituam një ndeshje të rëndësishme, na mban në vendin e parë. Është vetëm ndeshja e parë, kemi shumë për të bërë.

Për mua golat janë gjithmonë të rëndësishëm, pak rëndësi ka kujt i shënoj. Me Tiranën ka rëndësi sepse jo më kot është derbi i Shqipërisë. Shpresoj që mbështetja e tifozëve të mos mungojë dhe t’i kemi më të shumtë në ndeshjet e ardhshme.

Mundohem të jap më të mirën time. Gjithsesi motivimi dhe dëshira për të dhënë më të mirën nuk më ka munguar. E ndjej peshën e fanellës sepse këtu jam rritur dhe luaj në qytetin tim, për Vllazninë që më ka dhënë shumë. Jam kthyer me dëshirën për të bërë më të mirën.

Sot nuk e nisëm në mënyrën më të mirë. Goli i Tiranës na vendosi pak në siklet, por reflektuam në pjesën e dytë. Goli i dytë ishte ai që na gëzoi të gjithëve, akoma më shumë mua sepse ishte i fitores.

E rëndësishme për ne kur sheh “Loro Boriçi” të flaktë dhe në mbështetje të Vllaznisë. Disa ndeshje realisht na ka munguar dhe shpresoj ta kemi në ndeshje të ardhshme sepse është energji ekstra për çdo lojtar.

Shpresoj të jem në gjendje të kontribuoj në më shumë klasike dhe te Vllaznia. Ka lojtarë që kanë talentin, por nuk mjafton. Duhet shumë punë çdo ditë në terren. Kanë mundësi të artë të veshin fanellën e Vllaznisë. Duhet vetëm të punojnë. Asgjë nuk vjen rastësisht, mundohem të jap një shembull”, tha Balaj.

Ju zgjoi Tirana, Zabërgja apo Mensah që ka ardhur? “Të gjitha nga pak(qesh), e rëndësishme që u zgjuam në ditën e duhur dhe fituam një ndeshje shumë të rëndësishme”, tha më pas sulmuesi i Vllaznisë për RTSH.