Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh, mes tyre bonusi i pranverës për pensionistët dhe ‘Paketën e Maleve’ e cila synon të orientojë turizmin drejt zonave malore.

Ministri Blendi Gonxhja njoftoi bonusin e pranverës për pensionistët: 10 mije lekë do të marrin ata që marrin më pak se 20 mijë lekë pension në muaj dhe 5 mijë lekë ata që kanë pension më shumë se 20 mijë lekë në muaj.

Ministri Mazniku tha se miratimi i projektligjit të njohur si ‘Paketa e maleve” ofron lehtësi fiskale, për të ndihmuar ekonominë malore të zhvillohet

“Malet mbeten burime të mëdhaja të mjedisit, burim i nënpërdorur. Paketa krijon një sinergji mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor për zhvillimin turistik të gjithë maleve. Bashkitë të propozojnë zona për zhvillim malor dhe përfitojnë me ligj përparësi duke filluar nga lehtësira fiskale, zgjidhin probleme me pronësinë dhe thjeshtojnë lejet për këto zhvillime. Zgjidhin zoonimin, incentivat fiskale, lejet për këto zonat. Qytetarët, investitorët, diaspora të orientojnë qëndrimin drej maleve. Do i japi zhvillim maleve” tha Mazniku

Këshilli i Ministrave miratoi sot një vendim të rëndësishëm lidhur me përcaktimin e rregullave dhe kritereve për dhënien e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Pas mbledhjes së qeverisë ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka theksuar se shpërblimi për punonjësit e policisë do të unifikohet

‘Shpërblimi për punonjësit e policisë, në gusht të 2024 ligji i ri i policisë miratoi të gjitha veprimtarinë, rregullimi, organizimin dhe shpërblimin e punonjësve të policisë së shtetit. Jemi në një risi dhe në një dhënie të vijueshme për policinë. Të gjithë aktivitetin e organizimit dhe dhënies së këtyre shpërblimeve do unifikohet. Qeveria përcakton shprehimisht vullnetin për misionin e qeverisë. Roli i policisë është një rol shumë kyç dhe motivimit do jetë në prioritetin e qeverisë shqiptare’, tha ministri.