Forcat RENEA dhe FNSH-ja kanë rrethuar zonën e Astirit mesditën e sotme, pas dyshimeve për pengmarrje.

Sipas banorëve të zonës, dyshohet se një djalë ka marrë peng një vajzë, por ende nuk është konfirmuar nga policia.

Ndërkohë mësohet se vajza ka kërkuar ndihmën e uniformave blu.

Tiranë/Informacion paraprak

Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.

Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.