Zbardhet vrasja e Ramazan Matajt më 4 janar në Shkodër, teksa 2 persona janë arrestuar dhe njëri dyshohet si autori kryesor, informon gazetari Sokol Dema. Njëri prej personave është arrestuar në kufi duke tentuar të largohej, ndërsa një është arrestuar në shtëpi.
Dy të arrestuarit janë babë e bir, teksa janë shoqëruar edhe dy të tjerë, të afërm si bashkëpunëtorë. Bëhet me dije gjithashtu se të arrestuarit janë nga fshati Dragoç, i njëjti fshat me viktimën Ramazan Mataj.
Njëri prej të arrestuarve është identifikuar si Rrustem Hasaj (babai) dhe tjetri si Arjon Hasaj (biri).