Është shtyrë për nesër në orën 11:00, mbledhja e parashikuar e Bordit të ERE për të shqyrtuar kërkesën e qeverisë për uljen e çmimit të Energjisë Elektrike.
Dy muaj pasi u paralajmërua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, propozimi i qeverisë për të ulur çmimin e energjisë për abonentët familjarë është marrë në shqyrtim nga Enti Rregullator i Energjisë.
Vendimi që pritet të hyjë në fuqi nga 1 shkurti pritet të merret në mbledhjen e të mërkurës së Bordit të Entit Rregullator të Energjisë. Aktualisht çmimi i energjisë për abonentët familjarë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë.
Ulja e çmimit pritet të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. Ndryshime nuk do të ketë as për furrat e bukës. (A2 Televizion)