Sali Berisha akuzoi Altin Dumanin se po bashkëpunon me socialistët dhe krimin, për t’i mbyllur gojën opozitës para zgjedhjeve të 11 majit.
Këtë mendim të tij, Berisha e shkroi edhe në dokumentin e plotësuar të hënën paradite në Gjykatën e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë së miratuar ndaj tij, “detyrim paraqitje”.
“Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria në kundërshtim me kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale”, shkroi Berisha me shkrim dore në procesverbalin e nënshkruar prej tij.