Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, kryedemokrati Sali Berisha ka thënë se Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e tij pasi thotë se i ka sulmuar. Më tej, kreu i PD-së është shprehur se do t’i sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin.

Sali Berisha: Organizata kriminale Skapi i partisë kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berishës t’i rikthehet arresti në shtëpi, jo se prish provat, jo se kanë asnjë fakt, por sepse ka sulmuar gjykatëset dhe prokurorët. Këtu ne arrijmë në një moment dramatik, në momentin kur këta kriminelë që flenë mbi dosjet e krimit dhe bashkëpunojnë me krimin, vendosin të bëhen xhelatë të fjalës së lirë. Sali Berisha i ka sulmuar, do t’i sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin dhe kurrë njerëz të ndershëm, njerëz që bëjnë ligjin.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumanin të cilin e ka cilësuar “kryekriminel elektoral që fle mbi dosje të krimit”.