Katedralja “Shën Shtjefni” në Shkodër mirëpriti koncertin e mbajtur me rastin e përshëndetjes së Dioqezës në përfundimin e shërbimit baritor të Imzot Angelo Massafra-s.

Të pranishmit në katedrale i përshëndeti edhe Imzot Gjergj Meta.

Nuk munguan në këtë mbrëmje as përfaqësues të komuniteteve fetare.

Kori “Vox Iuvenum”, nën drejtimin e dirigjentit Harlen Nikolli, interpretoi pjesë muzikore Krishtlindjesh.

Data 6 janar do të shënojë edhe përshëndetjen e Arqipeshkvisë nga Imzot Angelo Massafra.