Në raportin e saj vjetor, Asambleja parlamentare e NATO-s, paralajmëroi për rreziqe të mëdha në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë, nëse nuk ka angazhim të shtuar të BE dhe NATO.
Ajo i cilëson incidentet në veri si thirrje zgjimi për komunitetin ndërkombëtar, dhe kërkon që urgjentisht të dërgohen trupa shtesë në Kosovë. Autori i këtij dokumenti, Lord Mark Lancaster nga Britania e Madhe, thekson se “Prania e forcave të NATO-s në Kosovë mund te fuqizohet duke marrë parasysh zhvillimet në terren dhe në rajon
”Vëmendja e aleatëve për ‘Kosovën’, konkretisht shtimi i trupave atje, duhet të jenë prioritet kyç…Përveçse shërben për parandalimin e dhunës, kjo do të ndihmonte edhe në ndërtimin e besimit me të gjitha komunitetet në Kosovës..”, thuhet në raport.
Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve mes “Kosovës” dhe Serbisë përmendet si çështja më sfiduese për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Prandaj NATO-s dhe BE i kërkohet të ushtrojnë presion mbi “Kosovën” dhe Serbinë për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit. (A2 Televizion)