Nga data 1 janar 2025, Shqipëria do të pranojë Certifikatat e Qarkullimit EUR-1 të lëshuara në mënyrë elektronike nga vendet pjesëmarrëse në Konventë pan-Euro-Mediterriane, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Bazuar në njoftimin e publikuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian (C/2024/7561datë 30.12.2024), në lidhje me lëshimin elektronik të certifikatave të qarkullimit EUR.1, deri tani vendet të cilat lëshojnë certifikata elektronike dhe që vendi ynë zbaton një marrëveshje të tregtisë së lirë janë:
Norvegjia: Sistemi Norvegjez: Altinn – portali qeveritar për dialogun dixhital midis bizneseve, individëve privatë dhe agjencive publike. Data e fillimit: 02.04.2020. Link për verifikimin e origjinalitetit të certifikatave të qarkullimit: https://eur1.toll.no
Turqia: Sistemi Turk: MEDOS – ” Sistemi i Automatizimit për Certifikatat e Origjinës dhe Certifikatat e Lëvizjes”, Data e fillimit: 24 Prill 2018. Lidhja unike për çdo certifikatë lëvizjeje fillon me “https://mdc.gtb.gov.tr, “https://uygulama.gtb.gov.tr, “https://istanbul.ebirlik.net/” and/or “https://ankara.ebirlik.net/dolasim/app”. (aksesohet duke skanuar kodin QR në certifikatë).
Ky njoftim i referohet:
Ligjit 59/2024 datë 6 qershor 2024 (Fletore Zyrtare nr.113 datë 4 korrik 2024) “Për miratimin e vendimit nr. 1/2023 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjinës për ndryshimin e Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale pan-Euro-Mediteriane të Origjinës dhe të Rekomandimit nr. 1/2023 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale pan-Euro-Mediteriane të Origjinës” si dhe:
Vendimit 1/2024 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale, Vendi i cili lëshon certifikata të qarkullimit EUR.1 në mënyrë elektronike dhe data se kur ka filluar lëshimi i tyre, tregohet në njoftimin e publikuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian, seria C.