Rreth 15300 nxënës të sistemit parauniversitar në Shkodër janë rikthyer në bankat e shkollës këtë të hënë.

Drejtorja vendore e Zyres Arsimore, Brisela Kadija, tregon se institucionet arsimore kanë vijuar normalisht procesin mësimor edhe në zona të thella malore.

Risi është rikonstruksioni i 2 shkollave që sapo ka nisur si dhe një terren sportive i cili ka përfunduar në shkollën “Adem Haxhija”, Postrribë.

Nxënësit nisën një vit të ri kalendarik pas pushimeve 2 javore.