Një ditë pas vrasjes së Ramazan Matajt në Postribë të Shkodrës, grupi hetimor ka rindërtuar edhe një herë skemën e krimit. Nga dinamika e rindërtuar, ka rezultuar se 33-vjeçari është qëlluar nga një person i vetëm nga të dyja anët e makinës, në mënyrë që atentatori të sigurohej për të eliminuar objektivin e tij.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar 14 gëzhoja. Ndërsa hetimet janë shtrirë në dy pista. E para është ajo e konflikteve personale, çka dyshohet që Ramazan Mataj të ketë ngacmuar vajza në rrjetet sociale.

Aparati i tij celular është çuar në laborator për t’u hapur dhe për të zbuluar bisedat e kryera prej tij. Si pistë të dytë, hetuesit kanë atë të ndonjë konflikti në Belgjikë, shtet ku Mataj ka qëndruar më herët. (A2 Televizion)