34 vjet RD! Gazeta e parë e lirë në Shqipëri pas shembjes së diktaturës më të egër komuniste në Europë, na risjell në mendje rëndësinë e lirisë së shprehjes në këto kohë kur narkoshteti pasardhës i diktaturës komuniste po rikthen censurën në Shqipëri.
Mirënjohje për çdo gazetar e intelektual që nga ajo ditë e 34 viteve më parë e deri sot vazhdon të ushtrojë i lirë një profesion të shenjtë për demokracinë, megjithëse shpesh nën trysninë e shtetit që mbahet në këmbë nga krimi, shantazhi dhe blerja shpeshherë edhe e heshtjes.