Një atentat me armë zjarri ndodhi në fshatin Dragoç të Postribës, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.

Ramazan Mataj, 33 vjeç është ekzekutuar me kallashnikov brenda në automjetin e tij.

Prekës është momenti kur Fatmir Mataj (babai i viktimës) mëson se i kanë vrarë djalin dhe shoqërohet nga policia për të parë trupin e djalit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.