Është publikuar fotoja e të riut që u vra me breshëri plumbash në Dragoç të Shkodrës.
I riu, Ramazan Mataj është qëlluar brenda në makinën e tij tip Benz.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 4 janar, por 33-vjeçari është gjetur i pajetë ditën e sotme nga banorë të zonës.
Ramazan Mataj rezulton se ka jetuar për një periudhë 1-vjecare në shtetin belg.
Pas kthimit të tij në Shqipëri sipas familjarëve ai punonte në zonën e Ulqinit në ndërtim.
Ata tregojnë se pas kthimit nga Belgjika apo punës së tij ne vendin fqinj ku ka shprehur pakënaqësi apo probleme.