Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Shkodër, nga ku mësohej se një prej fqinjëve ka dëgjuar të shtënat mbrëmë, por për shkak se pranë vendngjarjes ndodhet një lokal dasmash, ka menduar se bëhet fjalë për të shtëna nga dasmorët.

Po ashtu mësohet se në orët e mëngjesit rastësisht banorët e zonës konstatuan viktimën brenda automjetit, të vrarë me armë zjarri.

Pas verifikimeve nga policia, turpi i të ndjerit është transportuar me ambulancë drejt morgut spitalit të Shkodrës.