Qeveria ka dhënë statusin e veçantë investitor në strukturë akomoduese me 5 Yje „Dukagjin Group”, SH.P.K me pronar Ekrem Lluka. Biznemeni kosovar rezulton të jetë dhe pronari i RTV Dukagjini.
Dukagjini parashikon – do ndërtojë hotel me 5 yje në Shëngjin të Lezhës me vlerë investimi, 70 mln euro.
Më 7 maj 2024 Komiteti i Investimeve Strategjike, miratoi statusin “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë” për projektin e investimit “Dukagjini Resort” me subjekt aplikues “Dukagjini Group Sh.p.k”
Projekti i investimit parashikon ndërtimin e një resorti turistik, ku do të ketë një hotel me 5 Yje me 140 dhoma si dhe njësi akomoduese, së bashku me ambiente shërbimi si restorante, kazino dhe park ujor në Bashkinë Lezhë. Projekti do të realizohet në një sipërfaqe totale prej 59,014 m2, në Shëngjin.
Vlera e investimit për projektin e propozuar parashikohet të jetë 70,200,000 Euro (shtatëdhjetë milion e dyqind mijë) Euro.
Numri i të punësuarve parashikohet të jetë 218 punonjës.
Statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” i jepet projektit të investimit “Dukagjini Resort”, për një periudhë 3 (tre) vjeçare. Me këtë status i ofrohet asistencë në lidhje me dhënien e lejeve, licencave dhe autorizimeve të nevojshme për realizimin e projektit, në përputhje me afatet e parashikuara sipas legjislacionit të investimeve strategjike si dhe lehtësira fiskale.
Ndërkohë prokuroria e Kosovës, njoftoi pak ditë më parë se kishte nisur një hetim për falsifikim dokumentesh e pastrim parash, për të cilën po hetohej dhe biznesmeni Ekrem Luka, pronarit të televizionit T7 dhe themeluesit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, si dhe njëri prej zyrtarëve të Spitalit Amerikan në Kosovë, Igli Larashi