Thirrje Partisë Demokratike në lidhje me aksin rrugor Adriatiko-Jonian
Fakti është që keq-qeverisja në këtë vend ka arritur majat kur brenda një nate miratohen 3 kontrata konçensionare me vlerë 1 miliard euro të cilat e kanë efektin financiar për 35 vite pra deri në vitin 2060.
Bëhet fjalë për lotet autostradës Adriatiko-Joniane, Milot-Thumanë 13 Km, Kashar-Pezë-Lekaj 26.6 Km dhe Lekaj-Fier 46 Km. Duke patur parasysh edhe 2 lotet e tjera Ballden-Milot 17 Km dhe Thumanë-Kashar 21 Km kemi në total 5 kontrata konçensionare ku përsecilin lot do kemi pagesë të dedikuar. Nqs një qytetar i veriut do të dojë ta përdorë këtë rrugë nga Lezha në Tiranë do ti duhet të paguajë përafërsisht 15 euro për të shkuar dhe për të ardhur ose nqs do të dojë ta përdorë rrugën deri në Fier do të duhet të paguajë rreth 25 euro.
Ky është projeksioni i pagesave pa përfshirë një konçension të mundshëm për lotin I, Muriqan- Balldren për të cilin nuk përjashtohet mundësia e konçensionit.
Këto konçensione janë thjeshtë antikombëtare të cilat privojnë aksesin për në veri të vendit ndryshe nga çna thotë propoganda qeveritare.
Në këtë situatë Partia Demokratike duhet të iniciojë protesta në lidhje me këtë hajdutëri që i bëhet çdo qytetari shqiptar po ashtu duhet ta ketë prioritet në planin e saj elektoral zgjidhjen e këtyre konçensioneve duke zbërthyer ligjërisht dhe teknikisht se si do të arrihet kjo. Vetëm kështu Partia Demokratike do të jetë kompetitive kundër kësaj keq-qeverisjeje duke përfaqsuar dhe i dhënë zgjidhje problematikave të qytetarëve të saj.