Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në lagjen Rus në Shkodër mbrëmjen e sotme.
Ende nuk dihen se në ç’rrethana janë dëgjuar krismat, por mësohet se është qëlluar me 4 plumba drejt një makine të parkuar tip Peugeot, në pronësi të E.H.
Policia thotë se një person ka qëlluar me armë nga një motor pa targa në drejtim të automjetit. Nga të shtënat janë krijuar vetëm dëme materiale të lehta tek Peugeot dhe një makine tjetër të parkuar aty pranë.