Një sherr me sende te forta është regjistruar mbrëmjen e djeshme mes disa te rinjve në Tiranë. Në lidhje me ngjarjen tre persona janë shoqëruar për tu marrë në pyetje në komisariatin numër 2.

Mësohet se se sherri ka nisur për motive të dobëta pas disa debateve që kanë pasur në rrjetin social, TikTok. Nga informacionet nuk ka persona të lënduar rëndë.

Një prej personave të përfshirë në konflikt ka pësuar lëndime të lehta në trup, ndërsa mësohet se i dëmtuari është djali i një oficeri krimesh në Policinë e Shtetit.