Razma vazhdon të jetë një nga destinacionet më të preferuara për turizmin malor në Shqipëri.
Atraksionet natyrore, ajri i pastër dhe mikpritja tradicionale, e bëjnë Razmën një destinacion ideal për të kaluar festat dhe për të shijuar bukuritë alpine.
Tur-operatorët thonë se Razma është e prenotuar për fundvitin.
Këtë vit, pushimet e gjata dimërore priten të shfrytëzohen maksimalisht nga vizitoret, të cilët vijnë kryesisht nga Tirana dhe zonat jugore të vendit.
Të apasionuarit pas turizmit malor tashmë kanë siguruar vendin e tyre në këtë parajsë dimërore, duke reflektuar rritjen e vazhdueshme të popullaritetit të Razmës në çdo stinë të vitit.
Tv Klan