Drejtuesit e Vllaznisë kanë gjetur akordin dhe pritet të zyrtarizojnë dy afrimet e para në merkaton e dimrit, si një dhuratë për trajnerin Thomas Brdaric. Bëhet fjalë për sulmuesin Alfred Mensah dhe mbrojtësin Serjan Repaj.

Sulmuesi ganez nuk është një emër i panjohur në Superligë, pasi më herët është aktivizuar me Skënderbeun dhe Partizanin. Gjashtë muajt e fundit 25-vjeçari i ka kaluar me Ballkanin në Kosovë, ku në gjashtë ndeshje ka dhënë një asist.

Me afrimin e Mensah pritet që edhe ngarkesa e Balajt të bjerë, teksa Brdaric do ketë një alternativë më shumë në sulm. Veç Mensah akordi është gjetur edhe për Serjan Repaj, me 24-vjeçarin e mbrojtjes që do rikthehet në ekipin mëmë pas katër vitesh të kaluara te Apolonia.